Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas bllokimit të aksit rrugor Librazhd–Prrenjas, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Blushi shprehet se shembja e rrugëve nuk është pasojë e kushteve natyrore, por rezultat i korrupsionit. “Edhe fajin ia hedhin Zotit, por Zoti nuk vjedh”, shkruan deputeti i PL-së, duke drejtuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.
Sipas Blushit, korrupsioni në infrastrukturë po vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe po shemb gjithçka, ndërsa ai e cilëson situatën si një arsye më shumë për ndryshim politik.


