Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas shembjes së masivit shkëmbor dhe bllokimit të aksit Librazhd–Prrenjas, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe korrupsion në infrastrukturë.
Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se aty ku qindra qytetarë, përfshirë të mitur e të moshuar, u detyruan të prisnin orë të tëra në kushte të vështira, Belinda Balluku dhe Edi Rama kanë mbajtur pozicionet e tyre duke përfituar miliona euro nga projekti i rrugës, ndërsa nuk japin asnjë përgjegjësi për pasojat.
Ai kërkon hetim të plotë për shembjen e rrugës dhe thekson se qytetarët duhet të tregojnë forcën e tyre më 10 shkurt në protestë, për të kërkuar llogaridhënie nga pushteti dhe drejtësi për keqmenaxhimin e infrastrukturës.


