Oficerët e BKH-së mbërritën në burgun e Durrësit për të takuar kryebashkiakun, Erion Veliaj.
Agjentët e BKH-së u paraqitën në paraburgimin e Durrësit ku Veliaj ndodhet prej momentit të arrestimit më 10 Shkurt, mesditën e sotme.
Gjashtë muaj nga dita kur u prangos në zyrën e tij me urdhër të SPAK, Erion Veliaj u njoh me akuzat në paraburgimin e Durrësit.
Kryebashkiaku i Tiranës është zyrtarisht i pandehur për korrupsion në 8 raste, pastrim parash, fshjehje pasurie dhe futje e paligjshme e sendeve në burg.
Në qelinë ku ndodhet praj 10 shkurtit të këtij viti, Veliaj sipas burimeve, firmosi aktet pa kundërshtime, në praninë e një prej avokatëve të tij.
Mëngjesin e sotëm, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, e shoqëruar nga avokati Maksim Haxhia u mor po ashtu e pandehur për 3 akuza, korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
SPAK përfundoi hetimet edhe për 6 biznesmenë të përfshirë në dosjen e Erion Veliajt.
Jashtë kamerave avokati Haxhiaj deklaroi se SPAK e shty afatin e hetimeve deri më 24 shtator dhe më pas dosja do të përgatitet për t’u dorëzuar për gjykim.
SPAK e akuzon kryebashkiakun dhe bashkëshorten e tij për një skemë skemë komplekse korrupsioni e pastrimi parash, ku përmes kompanive të kontrolluara në mënyrë direkte apo të tërhortë nga Ajola Xoxa kanë përfituar rryshfet rreth 1 milionë euro nga biznesmenë të cilët ndërkohë merrnin leje ndërtimit.
Erion Veliaj i ka mohuar të gjitha akuzat, duke e cilësuar procesin ndaj tij si “Kafkian” por përpjekjet e tij për të rifituar lirinë kanë rezultuar të pasukseshme.
Kryebashkiaku i Tiranës, është politikani më i lartë në detyrë i arrestuar me urdhër të SPAK deri më tani. Cështja e tij shihet si një test për reformën në drejtësi.