Granata e dorës, e cila u gjet nga pronari i një shtëpie funeral në Fushë-Krujë në çatinë e biznesit në asgjësuar nëpërmjet plasjes së kontrolluar.
Granata u konstatua rreth orës 15:50 të pasdites së djeshme (8 Shtator) në lagjen “Kameras” të Krujës nga pronari Arbër Sala.
Blutë informojnë se granata u asgjësua nëpërmjet plasjes së kontrolluar, nga specialistët e Njësisë Antieksploziv.
“Më datë 08.09.2025, rreth orës 15:50, në lagjen “Kameras”, Krujë, shtetasi A. S. ka konstatuar në çatinë e subjektit të tij, 1 granatë dore, e cila u asgjësua nëpërmjet plasjes së kontrolluar, nga specialistët e Njësisë Antieksploziv. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, informoi policia.
Arber Sala, sipas burimeve lokale, nuk njihet si person problematik në zonë. Prej vitesh operon në fushën e shërbimeve funerale, ndërsa disa kohë më parë ka qenë viktimë e një zjarrvënie, ku iu dogj një magazinë e vjetër. Ndërtesa ku u gjet granata është një objekt i ri ndërtuar së fundmi.