Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e pasdites së vonë në segmentin kombëtar Peqin–Elbasan, ku një automjet ka rënë nga një urë pas humbjes së kontrollit nga drejtuesi i tij.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e ngjarjes, çka mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit dhe daljen nga rruga.
Aktualisht nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi gjendjen shëndetësore të personave që ndodheshin në automjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.