Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shtëpi pushimi në Durrës, ku një 15-vjeçar me shtetësi polake ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt.
Sipas informacioneve zyrtare të policisë, adoleshenti është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Durrës/Më datë 16.07.2025, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi, një 15-vjeçar, shtetas polak. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.