Një 46-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi ishte i dënuar dhe i shpallur në kërkim për disa raste vjedhjesh dhe i dyshuar si pjesë e një grupi ‘skifterësh’.
Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari i njohur për autoritetet, u dërgua në burgun e rrethit të Padovës ku do të vuajë dënimin me burgim prej një viti e dy muaj për veprën penale të vjedhjes në zonën e Vicenzës, në vitin 2011.
Ai po ashtu është i dënuar dhe me 6 vjet, 4 muaj e 23 ditë sërish për vjedhje, në provincën Lucca-90 dhe 701.
Tashmë 46-vjeçari do të vuaj në total rreth 7 vite e 6 muaj burg.