Sali Berisha në konferencën për media, ka deklaruar se mungojnë 60 mijë vota të diasporës, ndërsa pretendon se ato fletë votimi janë përdorur në Shqipëri.
Kreu demokrat, i cili thotë se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, deklaron se procesin e 11 majit, do të zbërthejnë një më një, me provat dhe dokumentet që disponojnë.
Ndër të tjera ai e cilësoi procesin e zgjedhjeve të 11 majit, më të turpshmin ndonjëherë.
“Mos harroni se mungojnë 60 mijë vota. Ku janë? Fletët janë përdorur brenda vendit. Ka shumë gjëra. Ne do e zbërthejmë këtë proces. Po nuk janë dërguar fare. Ne do e zbërthejmë këtë proces, një më një. Ky është procesi më i turpshëm, farsa më e turpshme dhe askush nuk mund të kalojë mbi të”, tha kreu i PD.
Berisha: Të gjitha këtu i keni çdo faqe me një seri shënimesh dhe kundërshtimesh. Kanë qëndruar në mënyrën më të vendosur. Të gjithë, ato nuk janë pajtuar me këto.
Komisionerët tanë kanë zbatuar porositë tona. Cila ka qenë porosia; të vlerësoni çdo votë mbi bazën e përputhshmërisë ligjore. Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë se vota i është dorëzuar votuesit, se votuesi ka firmosur që e ka marrë, me një fjalë ka një procedurë.
Për fat të mirë për votat e diasporës është një procedurë e miratuar me konsensus dhe ajo quhet votë e ligjshme. Jo, këta kanë qëndruar pas çdo vote, përfaqësuesit tanë.
Nuk po merrem me to se shkon shumë gjatë…
… Jo, nuk është ashtu. Janë dërguar nën drejtimin e Taulant Ballës dhe Belinda Ballukut, patronazhistë që kanë mbushur zarfet në vende të caktuara, në Greqi dhe Itali. Të paktën në këto dy vende e kemi të sigurtë. Janë kontraktuar ish-punonjës ambasade, dhe punonjës ambasade, janë kontraktuar ish-zyrtarë të PS-së, zyrat e tyre për të grumbulluar zarfat dhe për ti paraqitur si duhet, për të bërë këtë që kanë bërë, gatimin.
Dhe një gjë tjetër.
Ka këtu shumë. Mos harroni se mungojnë 60 mijë vota. Ku janë? Fletët janë përdorur brenda vendit. Ka shumë gjëra. Ne do e zbërthejmë këtë proces.
Po nuk janë dërguar fare. Ne do e zbërthejmë këtë proces, një më një.
Ky është procesi më i turpshëm, farsa më e turpshme dhe askush nuk mund të kalojë mbi të. Jo.