Përfaqësues të OSBE/ODIHR kanë monitoruar mëngjesin e sotëm procesin e votimit në disa qendra votimi të vendosura në gjimnazin “Babë Dudë” në qytetin e Beratit.
Ky institucion arsimor përfshin pesë Qendra Votimi dhe, sipas raportimeve të deritanishme, nuk janë evidentuar problematika në procesin zgjedhor në këtë zonë.