Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zhvilluar në SHBA një takim me ish-Presidentin amerikan, Donald Trump, i cili tashmë është dhe në garë përballë kandidates Kamela Harris.
Takimi mes tyre është zhvilluar në Ryder Center të Saginaw Valley State Ujiv.
Bëhet me dije se dyshja ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikes, ashtu sikurse dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit politik ndërkombëtar.
Po kështu, raportohet se gjatë bisedës është folur për mekanizma të njëjtë të përdorimit të drejtësisë me lobim nga Soros si në proceset e montuara ndaj Trump.
Këlliçi ka ndarë foto nga takimi i tij me kandidatin për President në SHBA, Donald Trump teksa shkruan se kostoja për foton e shkrepur është vetëm një ‘buzëqeshje’.
“Për kureshtarët: Kosto???
ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje”, shkruan ai në rrjete sociale.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
Foto e vitit
Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët!
Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Për kureshtarët: Kosto???
ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje