Ministri në largim i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar sot në një shkrim të gjatë në Facebook ndaj ofendimeve të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ndaj tij.
Hasani e kishte quajtur atë rrugaç dhe ordiener ndërsa Pacolli e kishte quajtur me nofkën “hajn-uz”.
Ndërkohë në një pjesë të shkrimit të tij, Pacolli, e ka akuzuar direkt Hasanin për dhunim të një studenteje të tij.
“Unë nuk kam abuzuar me ndonjë studente time, ndërsa për ty, hajn-uz, Enver,Hasan apo Hysen flitet se i ke dhunuar ato”, ka shkruar Pacolli.
Ndërkohë,Pacolli nuk është njeriu i vetëm që e ka akuzuar Hasanin sot për dhunim të një studenteje.
Ishte Leutrim Sahiti nga partia e Behgjet Pacollit që e kishte quajtur Enver Hasanin abuzues seksual dhe njeri që akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Express/



