Biznesmeni Valon Ademi i cili është ortak me Behgjet Pacollin në Aeroprtin e Vlorës, ka hedhur dritë mbi konfliktin që ka lindur në procesin e ndërtimit të këtij koncesioni.
I ftuar në Opinion, Valon Ademi ka hedhur akuza të forta ndaj Behgjet Pacollit, duke e quajtur këtë të fundit si mashtrues me të cilin do merret prokuroria.
Ademi hedh pretendime se Behgjet Pacolli e ka shitur me dhunë Aeroportin e Vlorës, tek një kompani me emrin Delphos, ndërkohë që pas saj qëndron një tjetër kompani e panjohur me kapital ne Offshore, Compartment Bernina.
“Ai ka shitur MABCO-n, e kupton.. Ai ka shitur aksionet e MABCO-s në Vlora Internacional Airport. Ai Emini do të mbetet prapë prestanome.. vëllai i Behgjetit. Por letrat ja bëjnë ata të Delphosit. Masa e sigurisë që mori Gjykata tha dy gjëra. Pezulloi marrjen e çdo vendimin në asamblenë e ortakëve të thirrur me datë i dhjeti. Drafti i mbledhjes dhe dokumentet që kemi erdhën mua si aksionar me e-mail, i gjithë dokumentacionin aty, dhe fonti i aty ishin të Delphosit.
Delphosi është një kompani me seli në Uashington tha ai. Unë e kam thënë… s’e kam problemin me ty zoti Pacolli se ti u shite vëlla. Unë e kam problemin me Compartment Bernina nuk e di njeri se kush është! Është një kompani offshore dhe ai do marrë aeroportin e Vlorës.
Ai të dha ty 100 milionë eurot dhe për çfarë ta dha… Nuk është kredi.. nuk është kredi, kjo as nuk shkruan që është kredi. Delphos nuk është banka… A ka kredi ti që mos kesh të drejta të parapaguash.. A ka të tillë?
Kjo kontratë, si u shit ai aeroport. Compartmet Bernina që ne nuk e dimë se kush janë. Ishallah s’janë ruset përtej, se Behgjet Pacolli do dalë mashtrues, pastaj do dalë tradhtar. Deri këtu është nivelin e mashtrimit”, shprehet Valon Ademi.
Pjesë nga intervista
Blendi Fevziu: Kur ka ndodhur thyerja juaj? Në cilën kohë? Kur doli çështja e aksioneve? Më herët, më vonë?
Valon Ademi: Unë me z. Pacolli u prisha në maj të këtij viti.
Blendi Fevziu: Pse?
Valon Ademi: Është ai projekti në Bengazi, i Libisë. Atje bëri një veprim Behgjet Pacolli. Unë nga atje kuptova diçka të madhe. Behgjet Pacolli merr në telefon njeriun tim atje dhe më thotë do të dalësh ti te kompania ime. Aty kuptova qe Behgjet Pacolli ishte mashtrues! A e kupton çfarë bëri, mori ne telefon inxhinierin tim fshehurazi dhe i tha ti do kalosh tek kompania ime. Filloi skenarin ky. Nuk kisha raporte te tilla me zotin Pacolli. E kupton qe ai paska qene i gjithë farse, mashtrues ordiner!
Ademi pretendon se ky ishte një skenar, teksa shton: “A e kupton ti ku shkova unë me z. Pacolli? Unë kam shkuar e kam takuar në Lugano pasi ishte sëmurë, unë në makinë me të, ai fillo qaj dy orë në makinë duke thënë që të gjithë ma bëjnë të padrejtë dhe unë i besoja, kaq është shumë e thjeshtë!! Dhe unë i besoja.
Ose unë si hajdut në burg, ose…
Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, dy ortakët për aeroportin e Vlorës janë ankimuar në Prokurorinë e Tiranës lidhur me çështjen. Ademi thotë se ka një pritshmëri nga prokuroria.
Blendi Fevziu: Çfarë prisni nga prokuroria?
Valon Ademi: Nga prokuroria ose duhet të shkoj unë si hajdut në burg, ose duhet të shkojë ai si mashtrues.
Blendi Fevziu: Por mund të zgjidhet edhe pa burg kjo, bini dakord, ndani aksionet në bazë të investimit.
Valon Ademi: Ah, nëse prokuroria shqiptare merret me bie dakord ai, në rregull.
Blendi Fevziu: Ti pret o ai, o ti.
Valon Ademi: Unë e kam kallëzuar Behgjet Pacollin në prokurori për mashtrues. Ai më ka kallëzuar, kundërpadi, pra në këto kushte ose do të duhet të përgjigjem unë penalisht për vjedhje, mashtrim, ku e di unë, ose duhet të përgjigjet ai për mashtrim.
Pse ikën turqit? Valon Ademi e thotë prerë: Nuk donin të investonin
Një nga pikat ku ai u ndal gjatë intervistës me Blendi Fevziun ishte largimi i aksionerëve turq. Sipas Ademit, ata nuk donin të investonin, çka u bë e qartë edhe në një mbledhje të asamblesë të thirrur prej tij.
Blendi Fevziu: Një nga problemet e tjera ishte largimi i turqve. Pse ikën turqit?
Valon Ademi: Unë isha dëshmitar sepse thirra një mbledhje të aksionerëve Blendi sepse nuk po investonte asnjëri nga ata, ndërkohë që ne do të duhej të fillonim punën. Ministria na bënte presion vazhdoni punën, këta jo po do të shikojmë ne, do të bëjmë ne, ndërkohë që unë kisha sjellë makineritë, stafin.
Blendi Fevziu: Po pse ikën turqit?
Valon Ademi: Nuk donin të investonin.
Blendi Fevziu: Pse kishin hyrë në kompani kur s’donin të investonin?
Valon Ademi: Nuk di ta them.
Blendi Fevziu: Kjo është ajo pika e errët e turqve që tregon që këta realisht kanë ardhur për të marrë ato lekët dhe ikën. Erdhën, kishin edhe një lidhje me spitalin e Fierit…
Valon Ademi: Cilat lekë?
Blendi Fevziu: 3 milionë euro.
Valon Ademi: Kush ia dha këto 3 milionë euro, z. Pacolli?
Blendi Fevziu: Po.
Valon Ademi: Nga ia dha?
Blendi Fevziu: Nuk e di nga ia ka dhënë. Kompania turke është larguar pasi ka marrë një shumë dhe nuk ka bërë asnjë ditë punë dhe nuk ka derdhur asnjë lek që tregon që ka qenë fiktive se po të donte të operonte me aeroportin siç kërkonte në bazë të koncensionit, kompania do të qëndronte dhe do të administronte koncensionin.
Valon Ademi: Llafet e Pacollit e bëjnë fiktiv turkun, ndërkohë që dokumentacioni, letrat, thonë që turkut iu blenë 4 mijë euro aksione.
Blendi Fevziu: Ato janë aksionet nominale.
Valon Ademi: O Blendi, a e kupton që në vitin 2021 nuk donin të të jepnin as banka, nuk donin të të shikonin njerëzit, çfarë janë këta budallenj që investojnë në aeroportin e Vlorës?
Blendi Fevziu: Pse ikën turqit?
Valon Ademi: Se ndoshta kishin frikë, ndoshta s’kishin lekë. Nuk e di. Por në mbledhje të asamblesë, e thirrur nga unë, përfaqësuesi i kompanisë YDA thotë ne nuk mund të investojmë në këtë projekt. Kaq, shumë e thjeshtë.
“O vëlla, e ka shit o Blendi” – Ademi: Aeroporti i Vlorës është marrë me dhunë!
Biznesmeni Valon Ademi pretendon se ka investuar në projektin për aeroportin e Vlorës, që në ditën e parë. Ai deklaroi se “kompania turke YDA Group dhe ajo e Behgjet Pacollit (Mabetex) kishin frikë të investonin”.
“Investimi në atë projekt ka nisur që nga dita e parë, këtu edhe garancinë e kontratës e kam paguar unë. Aviacioni në vitin 2021 ishte në një krizë, që kujtdo t’i thoje që do investoj, të shikonin si budalla. Ata (Pacolli dhe kompania turke) nuk e donin këtë projekt. Madje kishin frikë sepse kishte rrisqe të larta”, tregoi Ademi.
“Unë kam të gjithë dokumentacionin, faturat, librat ndërtimorë, sepse aty nuk është Netflix, është një kompani që ka investuar afërsisht 25 milion euro, kryesisht në infrastrukturën e pistës me aksesorët rreth e rrotull”, u shpreh ai…
Blendi Fevziu: Po kush e garantoi kredinë?
“Garantuam ne me çfarëdo që kemi dhe u kërkua një kolateral shtesë tranzitor deri në përfundim të ndërtimit, për t’u siguruar banka që lekët do shkojnë te aeroporti. Të 56 milionët janë investuar te aeroporti. Ai ka problem, se unë s’kam as te kredia problem. Ne kishim një plan financimi qe është pjese e kontratës, qe ne do investonim 104 milionë euro dhe nga këto 56 milionë euro do marrim kredi dhe pjesën tjetër do e investojmë ne.
Banka na tha qe ne do ju japim 56 milionë euro, por ne disbursim ju do dëshmoni qe keni 4 leke dhe ne do ju japim 6 lekëshin. Kompania ime e ka bere kete, per kompaninë e Pacollit ta shohë prokuroria. Deri me sot kam investuar 25 milionë euro dhe kam marre 26 milionë nga BKT dhe kredia nga BKT është disbursuar ne ketë raportin 49-51%”
Sipas Ademit, aeroporti i Vlorës do të hapet më 1 mars 2026, pavarësisht se situata duket tejet komplekse.
“Do e hapim në 1 mars aeroportin. Do ulim avionin dhe do vazhdojmë operimet. Ne s’shesim bileta, e di çfarë kërkese ka Blendi?! Ka kerkesë të hatashme për bileta, nga të gjitha kompanitë! Wizz Air, Ryanair, këto kompanitë loë cost”.
Blendi Fevziu: Pse e denoncoi Pacollin në Prokurori?
Valon Ademi: “Mashtrim kaq! O Blendi shitja e aeroportit o vëlla, e ka shit o Blendi! E ke parë një postim të Behgjet Pacollit që thotë u bënë ca analistë atje që të interpretojnë këtë kontratën inteternacionale se ishte e thellë shumë ajo kontrata. Kontrata e Delphosit nuk është kontratë kredie, por marrje me dhunë!
Blendi Fevziu: Si do ta marrin me dhunë, për çdo marrje duhet ta aprovojë Ministria e Infrastrukturës?!
Valon Ademi: Delphos… nuk janë leket e Delphosit, se ai doli dhe tha qe është kompani e regjistruar në Uashintgon. Mund ti ketë dhe në Shtëpinë e Bardhë, nuk është problemi Delphosi, problem është Compartment Bernina.
Blendi Fevziu: Çfarë është Compartment Bernina?
Ai është lenderi që i referohen. Problemi është kontrata e shitjes, është kontratë marrje me dhunë e aeroportit. Ore nuk do e marrin!
Si merret me dhunë aeroporti, që të merret duhet të aprovohet nga Ministria e Infrastrukturës? Në qoftë se Ministria ka në plan t’ia japë dikutjt jetër mund të funksionojë.
Valon Ademi: Prandaj zoti Pacolli tha se këtë kontatë nuk e kuptojnë. S’e kuptojnë analistët dhe gazetarëtë. Kjo kontratë, unë i këshilloj të gjithë juristet që e duan këtë vend, është publike kontrata, të humbin pak kohë dhe ta lexojnë kontratën. Në çdo faqe të kësaj kontate sa shkon ti më poshtë ty fillon të dridhet trupi, ti thua ore, po kush është ky njeri që merr këtë lloj borxhi?
Blendi Fevziu: Pse?
Valon Ademi: Si mundësh ti të marrësh një borxh… prsh ne kemi 56 milionë euro në BKT, po themi do paguajmë interesa 10 milionë euro për këtë 456 milionë eurosh, që do shkojë 66 milionë euro. Kjo për 56 milionë, shkon 100 milionë euro.
Pse shkon 100 milione euro?
Interesat, janë interesa jashtë normales. Mundësia e defolltit është jashtë normales. Ku ka kredi që ti s’mund ta parapaguash?!
Blendi Fevziu: Me çfarë e ka garantuar zoti Pacolli këtë?
Valon Ademi: Ekskluzivisht me aksionet e tija në VIA.
Blendi Fevziu: Aksionet e tij në rast transfere duhet të aprovohen nga Ministria e Infrastrukturës?
Valon Ademi: Kjo pra është sofistikimi i kontratës, ai thotë nuk i kam shitur.
Blendi Fevziu: Duhet ta firmosë Edi Rama që ajo të behet!
Valon Ademi: Emri Mabco do vazhdojë të mbetet.
Blendi Fevziu: Aksionet e MABCOS do i marrë nje tjetër?
Valon Ademi: Ai ka shtiru MABCO-n, e kupton.. Ai ka shitur aksionet e MABCO-s në Vlora Internacional Airport. Ai Emini do të mbetet prap prestanome.. vëllai i Behgjetit. Por letrat ja bëjnë ata të Delphosit.
Blendi Fevziu: Duhet të këtë fakte për këtë? Nesër mund të dalë opozita e të thotë që përqindjet që keni ju i ka Rama! Ju jeni prestanome dhe….
Valon Ademi: Masa e sigurisë që mori Gjykata tha dy gjëra. Pezulloi marrjen e çdo vendimin në asamblenë e ortakëve të thirrur me datë i dhjeti. Drafti i mbledhjes dhe dokumentet që kemi erdhën mua si aksionar me email, i gjithë dokumentacionin aty, dhe fonti i aty ishin të Delphosit.
Blendi Fevziu: Kush është Delphosi se po e bëjmë mister?
Valon Ademi: Delphosi është një kompani me seli në Uashington tha ai. Unë e kam thënë… s’e kam problemin me ty zoti Pacolli se ti u shite vëlla. Unë e kam problemin me Compartment Bernina nuk e di njeri se kush është, është një kompani offshore dhe ai do marrë aeroportin e Vlorës. Ai të dha ty 100 milionëshin dhe për çfarë ta dha… Nuk është kredi.. nuk është kredi, kjo as nuk shkruan që është kredi. Delphos nuk është banka… A ka kredi ti që mos kesh të drejta të parapaguash.. A ka të tillë?
Blendi Fevziu: Aty thotë që s’ke të drejtë ta parapaguash?
Valon Ademi: Jo s’ke të drejtë ta parapaguash.
Blendi Fevziu: Po do e shlyesh deri ne fund?
Valon Ademi: Kjo kontratë, si u shit ai aeroport. Compartmet Bernina që ne nuk e dimë se kush janë. Ishallah s’janë ruset, se përtej se Behgjet Pacolli do dalë mashtrues, pastaj do dalë tradhtar. Deri këtu është nivelin e mashtrimit.
Blendi Fevziu: Ne nuk e dimë se mund të jetë dhe amerikane puro?
Valon Ademi: Unë këtë po them, po na doli rusi do dalë dhe tradhtar Pacolli. Deri tani është vetëm mashtrues.
Blendi Fevziu: SI?
Valon Ademi: Është mashtrues pra. E ka shit aeroportin.
Blendi Fevziu: Çfarë shqetësimi ka patur prokuroria?
Valon Ademi: Shqetësimet ishin të miat. Unë kam deponuar kallëzimin penal. Është goxha i gjatë, ka shumë prova. Është dollap i tërë me dokumente.
Blendi Fevziu: Ju kërkoni vetëm kompaninë Delphos apo dhe çështjen e aksioneve?
Valon Ademi: Këto lidhen bashkë me njëra tjetrën. Unë aksionar 49%, ky nuk mund ta shiste Aeroportin. Do duhet të vinte në mbledhjen e asamblesë. Unë aksionar 40%. Ky nuk mund ta bënte këtë, do duhet të vintenë mbledhjen e asamblesë. Blendi edhe me 2% që thotë ai do ja fal Valon Ademit, ky për të firmosur këtë kontratë do duhet të vinte tek unë. Do duhet të thërriste mbledhje të asamblesë Blendi.
Blendi Fevziu: Kjo zgjidhet në gjyq nëse ka shkelur rregullat në kompani?
Valon Ademi: Ai nuk e ka prezantuar këtë kontratë. E di ti ku është mashtrimi këtu? Mashtrimi është, që atë e mashtroi Valon Lluka, Noterja.Unë e kam takuar noteren dhe është një grua zonjë…
Blendi Fevziu: Nëse Pacolli nuk është paraqitur para noteres.. kjo është shkelje?
Valon Ademi: Noterja është praktikisht.. është noterë e MABETEX në Shqipëri. Me këtë logjikë Behgjet Pacolli është më mirë të kontestojë të gjitha aktet noteriale që i ka bërë te kjo notere. Por kontestoi vetëm një akt: Nuk e njoh noteren. As unë nuk e njoh noteren. A e ke vendos këtë firmë. Tani firma ka ndonjë ligj, që thotë që firma vendoset vetëm kur ka dite apo natë….
Behgjet Pacolli nuk përmend dhe diçka tjetër, që unë i kam blerë…ja kam blerë të gjithë stafin e zyrës atje. Në Lugano. Kjo kontrata ka dhe një transfertë parash që ka marrë Pacolli. Deri tani janë investuar 100 milionë euro.
Blendi Fevziu: Në bazë të vlerës së investimit duhet të ndahen aksionet?
Valon Ademi: Këtë e dua unë. Unë i kam kërkuar ti ndajmë aksionet. Ai bëri një mashtrim publik, teksa tha qe në kontratën që kemi ne me Valonin është një nen atje… sicc parashikohet në nenin 10. Zoti Pacolli hajde rrisim kapitalin e shoqërisë tani, jo tre muaj pas.. se pas tre muajsh e ha “Delphos dhe Compartment Bernina”.


