Vijon puna për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, ndërsa sot është bërë fluturimi i parë për të testuar uljen e avionëve.
E pranishme në këtë provë ka qenë vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila theksoi se avioni nuk do të ulej, por do të fluturonte shumë pranë tokës, procedurë kjo në kuadër të testimeve.
Sipas saj, prova në fjalë ishte një test i suksesshëm.



