Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian, për të hequr kufizimet e udhëtimeve për tre shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë. Përmes një postimi në “Facebook”, Manastirliu e cilëson këtë vendim si një lajm të mirë dhe të shumëpritur.
Ndër të tjera, Manastiruliu u bën apel qytetarëve, të mos ulim vigjilencën në “këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”.
“ Lajm i mirë
Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë
Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë
Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, shkruan Manastirliu.