Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar në rrjetin e saj social Facebook, lidhur me rritjen e çmimit të biletave për transportin publik të Kamzës.
Kujtojmë se nga sot qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të Bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë do të paguajnë 50 lekë për biletë, nga 40 lekë që është aktualisht. Bileta do të rritet 10 lekë apo 25% nga sa paguhet.
Teksa akuzon qeverinë se ka braktisur qytetarët, Xhixho thotë se qytetarë të moshuar detyrohen që rrinë me orë në radhë, për të kursyer pak nga pensionet e pamjaftueshme për t’u pajisur me abone mujore.
“Të moshuar që rrinë me orë në radhë, për të kursyer pak nga pensionet e pamjaftueshme; nxënës e studentë që u duhet të lehësojnë sadopak kostot e transportit që duhej ta kishin falas.
nxënës e studentë që u duhet të lehësojnë sadopak kostot e transportit që duhej ta kishin falas”, shkruan Xhixho.
Postimi i Plotë i Erisa Xhixho
Të detyruar të presin me orë të tëra në radhë, pasi Bashkia Kamëz rriti çmimin e biletës së transportit publik. Nga 40 lekë që ishte, qytetarët e Kamzës duhet të paguajnë tashmë 50 lekë për biletën e autobusit.
Qindra qytetarë detyrohen të presin në radhë për abone mujore, që u jep atyre akses në një shërbim pa cilësi: mjete pa standarde, orë të tëra në trafik dhe vonesa të përditshme.
Të moshuar që rrinë me orë në radhë, për të kursyer pak nga pensionet e pamjaftueshme; nxënës e studentë që u duhet të lehësojnë sadopak kostot e transportit që duhej ta kishin falas.
Kjo është panorama më e qartë e një qeverisjeje që ka braktisur qytetarin, të cilin e ngarkon me kosto e taksa, por nuk i jep mbrapsht asnjë shërbim


