Bashkësitë fetare në Kosovë sot kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për nismën e institucioneve të Kosovës për miratimin e ndryshim plotësimit të projektligjit të Kodit civil.
Ky projektligj pritet që të lejoj martesat mes gjinive të njëjta në Kosovë, që duket se për bashkësitë fetare në Kosovë, është i papranueshëm, shkruan Zeri.info.
Për të kundërshtuar këtë, bashkësitë fetare kanë nënshkruar sot deklaratën kundër ndryshimit të kodit civil, në pjesën e familjes ku pritet të lejohen martesat mes gjinive të njëjta, transmeton Zeri.info.
Kjo deklaratë është nënshkruar nga prijësit më të lartë të këtyre institucioneve: Naim ef. Tërnava, Myfti i Kosovës; Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës; Femi Cakolli, Pastor, kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës; Votim Demiri, Kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës.