Për 11 ditë me radhë tashmë, barrikadat serbe vazhdojnë të bllokojnë rrugë në veri të Kosovës.
Nga sa pohon ai, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë të një mendje se barrikadat duhen larguar, por druhen nga rrjedhja që mund të marrin gjërat.
“BE dhe SHBA-ja pajtohen me idenë e heqjes së barrikadave. Por ato janë gjithashtu të shqetësuara se si kjo mund të përdoret kjo situatë, e si mund të abuzohet nga Beogradi. Mendoj se partnerët dhe miqtë tanë perëndimorë i druhen kryesisht lidhjeve të Beogradit me Moskën. Nuk e dimë se si mund të vihen në funksion në rast të rritjes së tensioneve, drejt përshkallëzimit në veri”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar të shtunën se institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për të parë mundësitë e reagimit.