Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi sot në një konferencë për shtyp vendimin e Këshillit Mbikëqyrës për uljen e normës bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%, një masë e marrë për t’u përballur me rreziqet e krijuara nga tensionet gjeopolitike dhe luftërat tregtare në ekonomi.
Sejko theksoi se kjo ulje do të mundësojë reagim më të shpejtë dhe më efikas për ruajtjen e stabilitetit ekonomik në vend. Ai bëri të ditur gjithashtu uljen e normave të kredisë dhe depozitës njëditore, duke treguar se norma e kredisë ulet nga 3.75% në 3.5%, ndërsa norma e depozitës nga 1.75% në 1.5%.
Guvernatori paralajmëroi se tensionet gjeopolitike dhe të luftërave tregtare po rrisin rrezikun për një rritje të inflacionit dhe se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet për të garantuar stabilitetin financiar.