Gazetarja Klodiana Lala dha më shumë detaje në “Kjo Javë”, nga hetimet e SPAK, ku më të nxehtat janë dosja Balluku dhe AKSHI.
Për Ballukun, Lala mendon se është e djegur politikisht. Ndërkohë që për AKSHI-n, ka një hetimt të veçuar ndaj kupolës së policisë së shtetit.
Lala sjell në vëmendje se telefoni i Ilir Prodës, kreut të policisë është sekuestruar në vitin 2024.
Lala: SPAK e ka ezauruar të gjithë rrugën ligjore. Leja për arrest është guri i fundit. Nëse GJK e rrëzon pezullimin vëmendja e SPAK shkon te këshilli i Mandateve.
Ka disa çështje hetimore, nga hakërrimi i e mail kishte një hetim për ish ministrin Gjiknuri, biznesmenin Allajbeun, ka dhe shumë emra të politikës. Janë duke vijuar, preferoj të jem korrekt derisa të ketë një veprim konkret për të patur qartësim të dosjes.
Mendoj se politikisht është e djegur. Mendim i pandryshueshëm. Sa i përket drejtësisë rrugën e ka të gjatë, ka të drejtën të përballet. Ka qenë një grua me një pushtet të pakufizuar në PS, politikisht nuk e shoh të ngrejë kokë nga momenti që është marrë e pandehur. Lidhet me fatin se si ka qenë fati i gjithë politikanëve të tjerë përballë drejtësisë.
Telefoni i Prodës është sekuestruar në 2024. Për dekonspirimin e një aksioni ndaj vëllezërve Çopja. Për pjesën tjetër nuk jap asnjë koment. Për policinë e shteti, dosja AKSHI, SPAK pretendon se ka zbuluar një grup kriminal drejtuar nga Agasi dhe Ermal Beqiri. Ka një hetim të veçuar për kupolën e policisë së shtetit. Duhet sqaruar se ka një hetim të derivuar për dosjen e AKSHI.


