Detaje tronditëse janë zbardhur nga dëshmia e Artan Tafanit në Gjykatën e Posaçme, ku ka rrëfyer të gjithë skemën e atentatit ndaj Albi Bashaliut, i vrarë më 27 dhjetor 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit.
I penduari i drejtësisë ka deklaruar se vrasja u porosit nga Lorenc Lala, i njohur si Lili, pasi babai i Albi Bashaliut kishte vrarë të atin e tij në burg
“Lili është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, i ka vrarë vëllain banda e Aldo Bares. E mbante pranë Saimiri. Lili mbante lekët e ktyre, Laertit, Saimirit”, deklaroi ai.
Artan Tafani rrëfeu se për vrasjen përdorën një Audi të Bardhë, ndërsa për t’u larguar një Audi që e parkuan në një dyqan lulesh.
“Ka qenë ora 4 i mëngjesit. Po e lë këtu deri në orën 8 i thashë atij rojes, se kam punë. Po mo, më tha. Pastaj ikëm në Gjoncaj, 10 metra larg lokalit ku ndodhej viktima. Aty e bëmë vrasjen”, rrëfeu i penduari i drejtësisë.
Ai dëshmoi se kishin armë me silenciator që ua dha Bledar Berberi, duke shtuar se vetëm njëra u përdor, ndërsa tjetra nuk punoi.
“Kishim dy armë, njëra TT, njëra me fisheke të veçkël fare, por njëra u përdor se tjetra nuk punoi. Një e kisha unë një e kishte Lulëzimi Me sa mbaj mend e kam shkrehur katër herë, dy herë në gjoks, dy herë në shpatull.
U qëllua me 6 fishekë, me sa mbaj mend. Arma ishte personale e Bledar Berberit. E kam shkrep 2 herë në gjoks e herët e tjera në kurriz”, theksoi Artan Tafani.
Pjesë nga dëshmia në GJKKO:
Prokurori: Si ta ka prezantuar viktimën Laerti?
Artan Tafani: Më tha që duhet ta bëjmë këtë punë për Lorenc Lalën. Ata ishin miq të Laertit. Babai i Albit i kishte vrarë të atin Lorencit në burg. Pasi komunikoi Laerti me ta, Enriko na dërgoi një video të një Volksëagen të viktimës. Viktima shiste pula. Enriko kishte një moni cooper. Laerti na tregoi çfarë kishte veshur kur ishte në Rrogozhinë, por na tha që të shkonim në fshtin Gjonçaj, ku jetonte viktima, se na kishte thënë Laerti ta bënim në fshat vrasjen.
Prokurori: Lorenc Lala ka qenë emër i njohur për ty?
Artan Tafani: Emër i njohur ishte, Lili është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, i ka vrarë vëllain banda e Aldo Bares. E mbante pranë Saimiri. Lili mbante lekët e ktyre, Laertit, Saimirit.
Audi i bardhë ishte makina që përdorëm për vrasjen, e ngiste Lulzimi. Unë kisha Benz. Pastaj mora unë Audin, dhe benzin gri e lamë më larg te një dyqan lulesh, që ta kishim gati.
Ka qenë ora 4 i mëngjesit. Po e lë këtu deri në orën 8 i thashë atij rojes, se kam punë. Po mo, më tha. Pastaj ikim në Gjoncaj, 10 metra larg lokalit ku ndodhej viktima. Aty e bëmë vrasjen. Audin e kishte sjellë Ligor Romaçka, targat i solli Lulzimi.
Kishim armë me silenciator, ma dha Bledar Berberi. Kishim dy armë, njëra TT, njëra me fisheke të veçkël fare, por njëra u përdor se tjetra nuk punoi. Një e kisha unë një e kishte Lulëzimi.
Me sa mbaj mend e kam shkrehur katër herë, dy herë në gjoks, dy herë në shpatull.
U qëllua me 6 fishekë, me sa mbaj mend. Arma ishte personale e Bledar Berberit. E kam shkrep 2 herë në gjoks e herët e tjera në kurriz.
Prokurori: Po makina benz nga ishte siguruar?
Artan Tafani: Benzi ishte me targa greke. E përdorte në Shqipëri e dashura e Erisjanos. E merr Larti dhe e mbajmë ne. Më pas Laerti e çon atë në Greqi.