Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu mori pjesë në nderimin e kryegjyshit Botëror Bektashian Shenjtërisë së tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj nga Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave.
Në ceremoninë e organizuar në Akademinë e Shkencave, z.Hysenbelliu uroi Baba Mondin dhe e cilësoi të merituar dekoratën për të.
Po ashtu, Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu vlerësoi edhe kreun e Shoqatës Tomori për angazhimin dhe përgjegjësinë që ka marrë.
“Për herë të parë marr një angazhim që e mbështes me shpirt dhe e uroj Baba Mondin, e meritonte atë dekoratën që mori.
Uroj edhe gjithë pjesëtarët, të cilët kanë kontribuar këtu që i bashkohem edhe unë këtij kontributi, në veçanti Musai, i cili është shumë dashamirës dhe shumë këmbëngulës.
Nuk është e lehtë të marrësh përgjegjësi. E them me shumë zemër që këtë përgjegjësi që ka marrë është një detyrë shumë e fortë, i uroj suksese dhe të jemi sa më të bashkuar dhe të jemi një shoqatë e vetme dhe jo të ndarë”, tha në fjalën e tij përshëndetëse, Irfan Hysenbelliu.