Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me lëndë plasëse një natë më parë në zonën e Don Boskos, në Tiranë.
Sipas raportimeve nga gazetari Igli Çelmeta, në banesën e shtetasit Aranit Beqirit është hedhur lëndë shpërthyese tritol.
Nga pamjet e sigurisë ka rezultuar që tritoli është hedhur nga një person i cili ka qenë i maskuar me kapuç në kokë. Tritoli është hedhur në oborr dhe nuk ka dëme materiale.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes duke qenë se Aranit Beqiraj nuk është në Shqipëri, por jashtë vendit.
Për pronën nuk ka konflikte ndërkohë që është proceduar para disa muajsh nga policia për ndërtim pa leje pasi ka nisur rikontruksionin e shtëpisë pa leje.