Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Aleks Qiqin, 41 vjeç, i cili pak ditë më parë plagosi me thikë një 27-vjeçar në fshatin Dvoran.
Vendimi erdhi pas kërkesës së Prokurorisë, ndërsa masa e sigurisë iu komunikua Qiqit në ambientet e spitalit të Korçës, ku ndodhet nën trajtim mjekësor, pasi edhe ai vetë kishte marrë lëndime gjatë konfliktit.
Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes Aleks Qiqit dhe Ari Kodrës ka nisur për motive ende të paqarta, por ka degjeneruar në përplasje fizike, ku 41-vjeçari ka përdorur thikën duke plagosur rëndë 27-vjeçarin.