Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një automjet ka përplasur një vajzë të mitur, 7 vjeçe.
Sipas njoftimit zyrtar nga policia, e mitura është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit, një 18-vjeçar, është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.