Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gimaj në Shkodër, ku ka mbetur i lënduar një persona.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me iniciale A. B., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin pasi makina ka pësuar defekt dhe për pasojë është përmbysur.
Nga aksidenti mësohet se është dëmtuar pasagjeri, shtetasi me iniciale M. N., i cili u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës dhe është në kujdesin e mjekëve.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Gimaj, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, pasi automjeti ka pësuar defekt. Për pasojë automjeti është përmbysur.
Nga aksidenti është dëmtuar pasagjeri, shtetasi M. N., i cili u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës dhe është në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.