Detaje të reja dalin lidhur me atentatin që u bë sot në Lushnjë ndaj 45-vjeçarit, Juljan Sulo, i cili mbeti i plagosur në këmbë si pasojë e të shtënave me armë zjarri ndaj tij.
Atentati ndodhi rreth orës 10.40 minuta në bulevardin e Lushnjes në afërsi të kthesës së spitalit, një nga zonat më të populluara të qytetit.
45-vejçari Juljan Sulo, ka qenë duke lëvizur në qytet i vetëm në automjetin e tij tip BMV dhe në kryqëzim është qëlluar me automatik në ecje nga një mjet top Nisan Qashqai me targa greke.
Sulo ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të zonës rurale dhe e kanë djegur automjetin në fshatin Lifaj. Prej aty janë larguar me një automjet tjetër që i ka pritur.
Polica e Lushnjes, dhe drejtorisë së policisë Fier kanë ngritur postblloqet dhe kanë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të bizneseve përreth. Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan shumë gëzhoja automatiku.
Grupi hetimor ka pyetur dhe personat që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.


