Vullnet Muça, i cili u arrestua më 2 Tetor me kërkesë të SPAK për tjetërsim pronash, ka dëshmuar në GJKKO gjatë seancës së sotme lidhur me atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoji dhe ngjarjet kriminale ku dyshohet se është përfshirë vëllai i tij Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.
Ai ka deklaruar se të akuzuarin si të përfshirë në atentat, Plarent Dervishaj e njeh si kontigjent kriminal.
“Plaurent Dervishin e njoh si qytetar Durrësi, si kontingjent kriminal. Nga gojëdhënat thuhet se ka pasur grup kriminal, por nuk më ka interesuar fare”, deklaroi Vullnet Muça.
Sa i përket vrasjes së Edmir Bregut, u shpreh se këtë të fundit nuk e njeh.
“Enea Kumen nuk e njoh. Alfred Dokën, nuk e njoh, nuk e kam idenë fare. Duhet me pyet vëllain a i njeh. Ermir Dedjan, mora vesh që kishte fisin aty nga televizori. Me Edmond Çekiçin kurrë s’kam pasur konflikt. Ermir Bregun nuk e njoh fare”, deklaroi ai.
Pjesë nga dëshmia:
Avokati Ilia Ilia, pyet Vullnet Muçën: Pse ke ardhur i shoqëruar sot? Pse je arrestuar?
Vullnet Muça: Më kanë dhënë ca dokumente. Jam arrestuar për pune ca mesazhesh, punë pronësie. Bashkim Haxhinë e njoh si emër në televizor. Nuk jam marrë më falsifikim të pronësisë. Janë dyshime, nuk është e provuar. Plaurent Dervishin e njoh si qytetar Durrësi, si kontingjent kriminal. Nga gojëdhënat thuhet se ka pasur grup kriminal, por nuk më ka interesuar fare.
Aldo Avdylin nuk e njoh. Nuk di a e njeh vëllai. Astrit Avdylin e njoh si çam nga Shijaku.
Enea Kumen nuk e njoh. Alfred Dokën, nuk e njoh, nuk e kam idenë fare. Duhet me pyet vëllain a i njeh. Ermir Dedjan, mora vesh që kishte fisin aty nga televizori. Me Edmond Çekiçin kurrë s’kam pasur konflikt. Ermir Bregun nuk e njoh fare.
Nuk kam komunikuar me Aldo Avdylin për ta vrarë. Ilir Kokalarin, kurrë se kam dëgjuar.
Arjan Ndoja s’e di pse vinte në Sukth, nuk e mbaj mend ekzaktësisht sa vjet e njoh. Andi Maloku përfundoi si shofer nga Arjani. E di gjithë njerëzimi.
Avokati: Skerdilajd Konomin, gjyqtarin e vrarë, e njihni?
Avokati: Plarent Dervishaj ka marrë prokurë nga Skerdilajd Konomi për regjistrimin e pronave?
Vullnet Muça: Jo
Avokati: Sipërfaqja prej 40 mijë metrash katrorë, keni dijeni është bërë problem shtetëror?
Vullnet Muça: Jo.
Avokati: Stiven Mziun e njeh, ka marrë tokë nga vëllai juaj?
Vullnet Muça: Mesa di unë, jo. Nuk e di për dosjet që u gjetën në makinën ku u plagos vëllai.
Kjo është një situatë pa lidhje. Kemi ra viktimë edhe ne, edhe zotëria (Plarenti).
Nga gojëdhënat që qarkullojnë në Durrës, flitet që ky ka qenë aktor i kësaj situate. Nuk kemi interesa pasurorë.