Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me atentatin me tre të vrarë në Shkodër, ku viktime mbeti edhe një qytetar i pafajshëm.
Kreu i qeverisë e konsideroi tragjedi faktin që humbin jetën edhe të pafajshëm, por teksa iu referua statistikave ai tha se numri i vrasjeve në Shqipëri ka ardhur në rënie.
Sipas tij beteja për të luftuar krimin e organizuar vazhdon ende.
“Me krimin po ndodh që është më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Këto janë tragjedi, por ne e kemi marrë detyrën me mesatarisht 110 – 115 vrasje në vit, sot jemi në numrin më të ulur të vrasjeve dhe që vjen duke ulur. Me krimin në Shqipëri po ndodh që është më i tkurrur dhe më i zmbrapsur. Nuk ka përfunduar kjo betejë, por ajo që mund të them unë është që numri është në rënie dhe ky vit është viti me numrin me të ulët të vrasjeve”, tha Rama në emisionin Opinion.
Më tej kryeministri u shpreh: E vërteta është që numri i vrasjeve ka rënë në një mesatare që është mesatare e vendeve të BE. Ndryshimi me Shqipërinë është që në asnjë vend evropian nuk merren llumrat, se sky ecc ka edhe në France e Belgjike, por nuk merren me llumra. Me llumrat merret prokuroria.