Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 1,224 teste, prej të cilave 7 persona kanë rezultuar positive, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 12 pacientë ndërsa raste aktive janë 166. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 107.714, i viktimave në 2.256 dhe i të shëruarve në 105,292.
Deri të premten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, janë dhënë 152.643 doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 26.794 qytetarë tashmë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Vaksinimi po bëhet me doza të dhuruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga Bashkimi Evropian dhe shtete individuale.