Fabrika elitare ku prodhohet birra e parë shqiptare “Birra Korça” është shndërruar në një pol të rëndësishëm të qytetit juglindor, e frekuentuar dhe e vizituar në çdo stinë të vitit.
Vizitorët e radhës në gjigandin teknologjik ishin artistët më të mirë të skenës shqiptare, të cilët marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar të komedisë ‘Koko Fest’ që po zhvillohet këto ditë në Korçë.
Historia e gjatë e fabrikës së birrës së parë shqiptare prej gati një shekulli, rikonstruksioni i saj dhe investimi aq i kujdesshëm me aparaturat bashkëkohore lanë të impresionuar artistët shqiptarë, të cilët përgëzuan “Hysenbelliu Group” dhe shijuan birrën e sapoprodhuar me cilësi të shkëlqyer e unike.
Aktorët e skenës shqiptare pas vizitës së fabrikës u ndalën edhe tek shtëpia e “Birra Korça” aty ku falë ambientit të bukur e familjar kaluan momente të paharrueshme duke shijuar gatimet tradicionale të zonës shoqëruar me birrën e freskët dhe shijen më të re që është lançuar së fundmi në treg, “Gold by Korça”.
Fabrika e “Birra Korça”, birrës së parë shqiptare është bërë ndalesë e rëndësishme për turistët që vizitojnë qytetin juglindor duke e shndërruar kështu në një nga atraksionet më të vyera që ia rrit vlerat qytetit. Me një përzierje të kujdesshme të përbërësve më të mirë dhe një proces prodhimi të rafinuar, “Birra Korça”, marka më e njohur dhe më tradicionale e birrës në Shqipëri, me një histori të gjatë dhe të pasur, mbetet më e preferuara. Vlen të theksohet se “Birra Korça” ka firmosur kontratë me distributorë të fuqishëm në Itali, të cilët kërkojnë një sasi të konsiderueshme të kësaj pije.
Cilësia dhe shija e veçantë janë arsyet që “Birra Korça” po fiton tregun italian pasi jo vetëm nga shqiptarët që jetojnë në Itali, por birra e parë shqiptare është pëlqyer edhe nga konsumatori italian.
Ngarkesa e parë në Itali është nisur mëngjesin e 23 prillit, ndërkohë që muajt në vijim priten bashkëpunime të tjera pasi kjo nuk është kontrata e vetme që “Birra Korça” lidh me distributorë të huaj. Së shpejti kjo markë shqiptare do të ketë një shtrirje më të gjerë edhe në tregje të tjera falë cilësisë së birrës Korça, punës, vizionit dhe ambicies së “Hysenbelliu Group”. Edhe pse birrat vendase përjetuan një sfidë të vështirë gjatë vitit të kaluar për shkak të dyfishimit të akcizës, puna dhe përkushtimi i ekipit drejtues të birrës Korça nuk e ndali suksesin e saj tashmë të garantuar dhe në tregjet ndërkombëtare. “Birra Korça” do jetë e pandarë në çdo tryezë të bashkëkombësve tanë përtej Adriatikut me të cilën do të shuajnë mallin për atdheun.
Investimi vizionar i kryer në fabrikën e “Birrës Korça” që përqafoi teknologjitë më të mira në këtë fushë ka tërhequr jo pak interesin e investitorëve të huaj ndër vite, duke bërë që sot kjo birrë të mos shkojë vetëm aty ku e njohin shqiptarët, por edhe aty ku është dëgjuar thjesht si emër.
Tashmë shija dhe fama e “Birrës Korça”, birrës së parë shqiptare i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë duke synuar gjithnjë e më tepër shtrirje sa më të gjerë në tregun ndërkombëtar. “Birra Korça” është birra e parë dhe e vetme 100% shqiptare! Një histori tradite dhe suksesi, frymëzuar nga burimet cilësore ujore të Malit të Moravës. “Birra Korça” i ka rezistuar kohërave pa ndryshuar përmbajtjen, duke ruajtur shijen, duke përqafuar risitë, standardizuar kontrollet, elementët e cilësisë, teknologjinë dhe duke u eksportuar deri në Amerikën e largët.