Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka shprehur vlerësimin dhe respektin e thellë për gazetarin, analistin dhe publicistin Artur Zheji, pas ndarjes së tij nga jeta. Në një deklaratë për mediat pas homazheve, Milo e cilësoi Zhejin si një ndër figurat më të spikatura të gazetarisë dhe mendimit filozofik në Shqipëri.
Milo kujtoi me respekt njohjen me Zhejin qe ne kohen kur ka qenë ministër i Jashtëm dhe bashkëpunimin e ngushtë me të gjatë viteve, si i ftuar në shumë prej emisioneve të tij televizive.
Milo theksoi gjithashtu rolin e rëndësishëm që Zheji ka luajtur në trajtimin e çështjeve kombëtare, veçanërisht asaj të Kosovës.
Paskal Milo: Arriti deri në majat e publicistikës shqiptare. Me një stil të veçantë, me një fjalor të përpunuar, që ndërthurej mes një gazetaria ekspresive dhe një mendimi të thellë filozofik. Kam pasur nderi që të jem i ftuar në shumë prej emisionet e tij dhe kam patur një bashkëpunim shumë të mirë dhe kam përfituar nga ajo kulturë e madhe që ky njeri rrezatonte. Kishe çfarë të flisje dhe bisedoje me të.
Artur Zheji është një nga ata gazetarët e shquar që është marrë me çështjen kombëtare dhe në veçanti Kosovën. Arturi e bëri çështje të parë të profesionit të tij. Temat dhe diskutimet e tij kanë pasur në qendër çështjen kombëtare.