Liderët europianë gjejnë më në fund gjuhën e përbashkët për ndalimin e importit të naftës ruse, por marrëveshja e arritur në parim bëri që çmimi i naftës së papërpunuar të arrijë nivelet më të larta që pas rekordeve të Marsit.
Ndalimi, megjithatë nuk është i plotë. Paketa e Komisionit Europian parashikon ndalimin e importit në masën 90%. Pritet të ndalohet deri në fund të vitit, importi i naftës ruse përmes të gjitha rrugëve detare, prej nga kalojnë më shumë se 2/3-tat e sasisë nga Rusia drejt BE-së. Masa parashikon mbylljen e rubinetave edhe për tubacionin Nordstream 1, që furnizon Gjermaninë.
Hapur qëndrojnë vetëm naftësjellësit nga toka. Kjo pikë bindi Hungarinë të japë miratimin, pasi i jep kohë më të gjatë këtij vendi të gjejë burime alternative importi. Refuzimi i Hungarisë dhe Sllovakisë mbajti peng prej disa javësh ndalimin e importit. Vendet e Europës lindore kanë edhe varësinë më të lartë nga nafta ruse.
Tv Klan