Vëllai i Muçi Shaljanit alias Sheqerit agjentit të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore, i cili mbeti i vrarë ne atentatin mafioz në afërsi të aeroportit të Rinasit, bashkë me ish të dënuarin Gilmando Dani, është vënë në pranga nën akuzën e dhunës në familje.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se ndaj Shemsi Shaljanit, gjykata e Tiranës caktoi me datë 16 mars masën e sigurisë “arrest me burg” pasi dyshohet se ka dhunuar të venë e vëllait të vrarë.
Burime konfirmuan se me 13 mars në polici u paraqiti e veja e Muçi Shaljanit alias Sheqerit, e cila ka pretenduar se pas vdekjes së bashkëshortit të saj, vëllezërit e këtij të fundit kanë ngritur pretendime në lidhje me pronësinë e objektit 4-katësh, ku ata jetojnë në rrugën “Spiro Deda”, si dhe të 2 ambienteve bar-kafe që janë administruar nga bashkëshorti i saj.
vijon


