Pas gati dy dekadash në arrati, autoritetet italiane kanë vënë në pranga 52-vjeçarin shqiptar Durin Lusha, i shpallur në kërkim në të gjithë Evropën.
Ai u arrestua në një lokal pranë një pike karburanti në Taviano, provincën e Leçes, pasi policia e identifikoi falë një tatuazhi karakteristik në parakrahun e djathtë – një grua gjysmë e zhveshur.
Lusha ishte dënuar me 10 vite burg, pasi drejtonte një organizatë italo-shqiptare të specializuar në shfrytëzimin e grave të reja të huaja, kryesisht nga Shqipëria, për prostitucion.
Për të shmangur kapjen, ai kishte përdorur një pasaportë me emër të ndryshuar, duke figuruar si Elidon Lusha. Megjithatë, detaji i tatuazhit e tradhtoi, duke i dhënë fund arratisë së tij 19-vjeçare.