Një punonjës i policisë rrugore dhe një person i skeduar më parë në Shqipëri për vjedhje janë arrestuar në Turqi për trafikimin e rreth 31 kilogram kanabis.
Top Channel mëson se komisariati rrugor Tiranë kishte nisur procedurat e largimit nga puna për Florenc Bicerin pasi ai ishte larguar më datën 5 tetor dhe nuk ishte paraqitur në punë pas përfundimit të pushimit. Pas arrestimit të tij në Turqi , Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit.
Ndërkohë, grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike
Gjithashtu gjatë dy operacioneve të tjera të policisë turke në aeroportin e Stambollit u kapën 66 kg kanabis, ndërsa u arrestua një tjetër shqiptar I identifikuar si Adrian Qirici dhe një person tjetër I huaj.