Një 25-vjeçar është arrestuar sot (5 mars) në Vlorë, pasi qarkullonte rrugëve të qytetit me makinën e tij, i armatosur.
I ndaluari është Florjan Hoxhaj, banues në qytetin bregdetar.
Burime zyrtare të policisë vendore bënë me dije se gjatë kontrollit personal dhe të mjetit, e më tej në banesë, të riut iu gjetën një sërë sendesh, armatimesh të paligjshme, e deri në lëndë narkotike.
Mësohet se janë sekuestruar 4 maska plastike, municione armatimi, lëndë narkotike kokainë dhe një celular. Gjithashtu si provë u sekuestrua edhe makina e Hoxhajt.
Hetimet e mëtejshme i kaluan prokurorisë vendore, për të verifikuar pjesëmarrjen e të riut në krime të tjera të mundshme.


