Një 57-vjeçar është arrestuar në Elbasan nga policia, pasi u denoncua se mund të përshkallëzonte sulmin e tij deri në krim në familje.
Policia vendore bëri me dije se prangosi të dyshuarin N.K., pasi dhunoi dhe kanosi me armë të ftohtë thikë bashkëshorten pas konflikteve familje. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe sekuestruan si prova materiale edhe dy thika.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte kanosur me thikë bashkëshorten e tij, organizuan menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u arrestua shtetasi N. K., 54 vjeç, për veprat penale “dhuna në familje” dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, sqaroi policia vendore.
Pas ndalimit dhe kontrolleve, materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Elbasanit, për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve, teksa pritet që gruaja të pajiset edhe me urdhër mbrojtjeje.


