Gjatë fundjavës së kaluar, Karabinierët e Njësisë Operacionale të Cesena arrestuan një 24-vjeçar shqiptar, i cili besohet të jetë përgjegjës për trafik dhe shpërndarje të drogës.
Arrestimi erdhi pas disa kontrolleve të kryera në zonën e Pievesestina dhe pranë kabinave të pagesës në autostradat Cesena dhe Cesena Nord.
Rreth orës 12:30 të pasdites, i riu, duke drejtuar një “Volkswagen Golf” me ngjyrë gri të marrë me qira, doli nga E45 dhe u drejtua drejt kabinës së pagesës në Cesena Nord, për të hyrë në autostradë.
Megjithatë, pikërisht pranë pikës së pagesës, automjeti u ndalua dhe iu nënshtrua një kontrolli dhe kërkimi nga makina patrulluese.
Nervozizmi i tij bëri që efektivët të ushtronin një kontroll edhe më të detajuar të mjetit.
Droga u gjet e fshehur brenda pjesës së pultit të makinës, nga pjesa e brendshme, pasi u desh që të çmontohej. Brenda u gjetën mbi 100 gramë kokainë.
Automjeti, droga dhe telefoni celular i përdorur nga i dyshuari u sekuestruan dhe u mbajtën në dispozicion të Zyrës së Prokurorit Publik të Forlì-t për hetime të mëtejshme. Vlera e drogës, pasi të ndahet me shitjen me pakicë, vlerësohet në mbi 10,000 euro.
Gjykata pas arrestimit vlerësoi të ligjshëm prangosjen dhe la në arrest me burg shqiptarin e dyshuar.