Adoleshenti arrestohet si i dyshuar për abuzim seksual me një të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në Librazhd, teksa policia mori informacionin dhe kreu veprimet me iniciativë.
Burime zyrtare konfirmuan arrestimin e 18-vjeçarit, por pa dhënë detaje të hollësishme mbi ngjarjen, për shkak të moshës dhe rrethanave.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin A. V., 18 vjeç, për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur”, thanë burime zyrtare.
Hetimet e mëtejshme për rastin dhe zbardhjen e plotë të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit.


