Dy të rinj u arrestuan sot nga Policia e Durrësit, pasi akuzohen për një seri vjedhjesh në qytetin bregdetar.
Objektiv i tyre ishin kryesisht bizneset, dyqane dhe markete, ku kanë marrë shuma parash, mallra dhe sende të tjera materiale.
Burime zyrtare të policisë thanë se të arrestuarit janë Anxhelo Dollaku dhe Paulo Muho.
Nga hetimet e deritanishme rezulton nga krahasimi i pamjeve filmike, provave dhe gjurmëve se ata janë autorë të vjedhjeve të dy marketeve, një pastiçerie dhe një dyqani.


