Shtatë persona kanë rënë në pranga në orët e fundit në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.
Mësohet se në prangat e policisë ka rënë një 19-vjeçar me iniciale S. H., pasi ka vjedhur një aparat celular nga mjeti i qytetarit me iniciale I. Sh.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 kanë ndaluar M. M., 30 vjeç dhe L. C., 39 vjeç, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën pasi kanë vjedhur disa bateri nga centrali i një kompanie interneti.
Është arrestuar edhe një shofere 55-vjeçare me iniciale A. P., pasi ditën e djeshme ka aksidentuar një fëmijë 6-vjeçar i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
U arrestuan edhe:
L. M., 47 vjeç dhe L. T., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;
A. D., 28 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B. R., 68 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.



