Kryeministri Edi Rama, do të mbledhë pasditen e sotme të gjithë punonjësit e Bashkisë Tiranë, në sheshin “Skëndërbej”.
Mbledhja do të mbahet rreth orës 16:30.
Siç duket dhe në fotot e mëposhtme, sheshi po përgatitet duke vënë skenën dhe karriget për të mbajtur këtë mbledhje.
Kryeministri Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliaj ka vendosur që këtë të fundit mos ta shkarkojë nga detyra, por ta lërë në këtë funksion, ndërkohë që firma e tij i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani.
Në Sheshin Skëndërbej pritet të mblidhen ditën e sotme rreth 6 mijë punonjës që janë në varësi të Bashkisë së Tiranës.