Analisti Dritan Hila, ka krahasuar arrestimin e Erion Veliajt me atë të komandantëve të UÇK-së, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës, teksa shtoi se sipas tij kreu i Bashkisë së Tiranës duhej të ndiqej i lirë.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Hila u shpreh se “më duket një skemë e ngjashme me atë të UÇK, Vetëvendosja kur e pa që nuk po ia dilte dot PDK-së ta merrte vota, filloi akuzat. Pati një bashkëpunim të heshtur me gjykatën speciale, iu bashkëngjitën edhe akuzat e Serbisë edhe 4 komandantët janë në burg prej 4 vjetësh. Asgjë s’ka dalë kundër tyre dhe mbahen në burg, ndërsa Albin Kurti livadhis i lirë”.
Lidhur me komentet e bëra këto ditë prej kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë, Hila tha se “ka kërkuar ndaj tyre një qasje në përputhje me ligjin, sepse mendon se e ka kaluar kompetencën”.
Hila: Arrestimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë 3 muaj para zgjedhjeve dhe drejtuesit të fushatës politike në këtë qark, padyshim i ka krijuar shqetësim Ramës, por ajo që vihet re është që nuk ka përdorur një gjuhë bullizuese ndaj drejtësisë, siç ka përdorur Berisha, duke i quajtur SKAP, terroristë, etj. ka kërkuar ndaj tyre një qasje në përputhje me ligjin, sepse mendon se e ka kaluar kompetencën dhe duke kërkuar që të mos përfshihen ne fushatën politike.
A do ishte e mira të mos fliste fare? Problemi është se këtu ka dyshime të mëdhaja ndaj goditjeve që i janë bërë Erion Veliajt. Unë më tepër, nuk e shoh si goditje të drejtësisë, por goditje politike për Tiranën. Shoh se PD duke mos patur shpresë të fitojë Tiranën, SPAK ka filluar duke goditur stafin e fushatës, pastaj është kaluar në goditjen e Erion Veliajt me akuza që nuk kanë lidhje me punën e tij, dhe që fare mirë mund ta linin në ndjekje të lirë. Më duket një skemë e ngjashme me atë të UÇK, Vetëvendosja kur e pa që nuk po ia dilte dot PDK-së ta merrte vota, filloi akuzat. Pati një bashkëpunim të heshtur me gjykatën speciale, iu bashkëngjitën edhe akuzat e Serbisë edhe 4 komandantët janë në burg prej 4 vjetësh. Asgjë s’ka dalë kundër tyre dhe mbahen në burg, ndërsa Albin Kurti livadhis i lirë