Banorët janë mbledhur sot në mbrëmje jashtë godinës së Komisariatit të Pogradecit, në mbështetje të Kevi Muçllarit, që u arrestua nga uniformat blu pas incidentit të ndodhur në Këshillin Bashkiak dhe konfliktit fizik me një nga anëtarët e Këshillit.
Ata kërkojnë lirimin e menjëhershëm të banorit dhe bënë një deklaratë për mediat.
“Kevi Muçllari mbrojti interesin publik ndërsa këshilltari Engjëll Shyti provokoi situatën dhe goditi i pari banorin!”, thanë ata njëzëri.
Gjithashtu banorët shprehen se këshilltari Shyti është njëkohësisht edhe punonjës i administratës së bashkisë, përveçse këshilltar, duke shkelur ligjin.


