Ish-deputeti i PS-së Plarent Ndreca ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Log. News24 për të folur mbi arrestimin e avokatit Ulian Barjami në sallën e gjyqit javën e shkuar në Gjykatën e Elbasanit, pas një debati me prokurorin.
Ndreca thekson se sipas tij faji për këtë ngjarje ishte i prokurorit Gjergj Ceka, që nuk përdori një fjalor të duhur dhe përdori pushtetin që i ka dhënë republika për një çështje emocionale të tij ndaj avokatit.
Më tej, shton se edhe gjyqtarja iu nënshtrua prokurorit dhe në mënyrë të paprecedentë iu vunë prangat avokatit në sallën e gjyqit.
Plarent Ndreca: Avokatët kanë kontratë civile. Debati është pozicioni shtetëror i prokurorëve gjyqtarëve që paguhen nga taksa. Duhet gjetur faji nga ata që paguhen me taksa. Si profesionist me aq sa kam parë, faji ishte i prokurorit. Edhe gjyqtari për sa kohë nuk ka arritur ta menaxhojë në togën që mban në shpatulla. Duke shprehur anësi, duke lënë barrën te prokurori. Gjykata iu nënshtrua.
Mendoj se është kaq e rëndësishme kjo temë, saqë partitë nuk hyjnë. Është çështje kushtetuese. Nuk e vë përpara asgjëje këtë çështje. Kështu është situata. Nuk është reforma.
Është një mendësi që nuk mund të ekzistojë në sallat tona. Çështje që prokurori mendon të arrestojë përtej gjestit, tregon mendësinë e një prokurori që përdor atë që i dhënë republika, për çështje emocionale. Një prokuror nuk sillet në atë mënyrë. Avokati përfaqëson interesin e klientit.