Menjëherë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit më 13 janar, edhe pse ishte pjesë e dosjes së bujshme të SPAK, e koduar “Plumbi i artë”, SHKB-ja e Burgjeve ka përgatitur një raport hetimor të detajuar për protokollin dhe procedurat, që rezultoi se ishin shkelur të gjitha standardet dhe i arrestuari ishte favorizuar në shkelje të ligjit, duke u autorizuar për mjekim.
Mjeku ka ndërhyrë, infermierja ka vepruar, toga e shoqërimit ka shmangur protokollin për personat me rrezikshmëri të lartë.
Ndoci mbahej në Burgun e Durrësit prej vitit 2020, edhe pse akuzohej për vrasje në rrethana dhe cilësi të veçanta dhe klasifikohej si person me rrezikshmëri.
Në këto rrethana është gjetur me shkelje e gjithë procedura e të 8 personave, 2 mjekëve dhe 6 punonjësve të Burgjeve, togë shoqërimi dhe zinxhir komandues.
Raporti i plotë i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve për arratisjen:
1.Rrethanat e ceshtjes sipas akuzes : Në datën 14/01/2026, nga ana e Prokurorise prane Gjykates se shkalles se pare Durres, është regjistruar procedimi penal nr. 113, viti 2026, per veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” i kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal. Ky procedim penal ka filluar mbi bazen e materialeve te referuara me shkresen nr. 50 prot., dt. 14.01.2026, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve Tiranë. Nga studimi i materialeve te referuara nga policise gjyqesore rezulton nder te tjera se:
Më datë 14.01.2026, ora 00:15, U krye ndalimi me iniciativë i shtetasit Aulon Çuku i biri i Astrit dhe i Bibi, lindur më 07.12.1989, lindur në Corovode Skrapar, dhe banues në Durrës, Lagjja 15, Rruga Aleksandër Goga me kombësi dhe shtetësi Shqipëtar, me arsim të lartë, gjendja familjare i martuar me 2 fëmijë.
Më datë 13.01.2026, ora 23:10, U krye ndalimi me iniciativë i shtetasit Aranit Çela i biri i Fatos dhe i Fullanxe, lindur më 21.10.1988, lindur në Durrës, dhe banues në Durrës, Lagjja 15, Rruga Myftiu me kombësi dhe shtetësi Shqipëtar, me arsim të lartë, gjendja familjare i martuar me 2 fëmijë.
Më datë 13.01.2026, ora 23:10 U krye ndalimi me iniciativë I shtetasit Destemon Pazaj i biri i Mane dhe i Margarita, lindur më 10.06.1967. lindur Tepelenë, dhe banues në Tiranë, Njësia administrative nr,6, Rruga Teodor Keko, pallati Eldon SHPK (afër hotel Roland unaz e re), me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, gjendja familjare i martuar.
Më datë 13.01.2026, ora 23:10 U krye ndalimi me iniciativë i shtetasit Dorjan Saraçi i biri i Bajram dhe i Shqipe, lindur më 22.02.1992, lindur në Gosë, dhe banues në Durrës, Lagjja 13, Rruga Pavarësia, me kombësi dhe shtetësi Shqipëtar, me arsim të mesëm, gjendja familjare i martuar me 1 fëmijë.
Më datë 13.01.2026, ora 23:10 U krye ndalimi me iniciativë i shtetasit Fation Baci i biri i Rexhep dhe i Naxhije, lindur më 10.06.1995, lindur në Berat dhe banues në Durrës, Lagja 13, Princesha Teuta me kombësi dhe shtetësi Shqipëtar, me arsim të lartë, gjendja familjare beqar.
Më datë 13.01.2026, ora 23:10 U krye ndalimi me iniciativë i shtetasit Preg Marvataj i biri i Zef dhe i Mira, lindur më 09.09.1973, lindur në Tropojë, dhe banues në Durrës, Lagjja 17, me kombësi dhe shtetësi Shqipëtar, me arsim të mesëm të përgjithshëm, gjendja familjare i martuar me 2 fëmijë.
Më datë 13.01.2026, ora 23:10 U krye ndalimi me iniciativë i shtetasit Sali Ferrollari i biri i Hysni dhe i Sose, lindur më 25.02.1963, lindur në Zhep Skrapar, dhe banues në Durrës, Lagja 17, Rruga Dalip Peza me kombësi dhe shtetësi Shqipëtar, me arsim të mesëm, gjendja familjare i martuar me 2 fëmijë.
Më datë 13.01.2026, ora 23:10 U krye ndalimi me iniciativë i shtetases Violeta Uka e bija e Zenelit dhe e Beglies, lindur më 2404.1969, lindur në Bashkinë Bulqizë, dhe banues në Tiranë, Njësia bashkiake nr.6, Rruga e Qelqit, pallati Derveni, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, gjendja familjare e martuar.
Nga aktet ne ngarkim te ketyre shtetasve rezulton nder te tjera se nr. 50 prot., dt. 14.01.2026, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve Tiranë janë referuar materialet e para hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 13.01.2026, në Spitalin Rajonal Durrës, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar ndër të tjera se I paraburgosuri Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej datës 20.05.2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Me vendimet Nr. 82, datë 21.07.2020; Nr. 42, datë 17.05.2022; dhe Nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” për veprat penale: vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/1, 28/4, 333 dhe 334 të Kodit Penal.
Më datë 13.01.2026, rreth orës 08:30 infermjeri Aulon Çuku, i ka kërkuar përgjegjëses së Sektorit Shëndetsor në IEVP Durres, mjekes Yrfet Sema, që të hartonte Rekomandimi për 4 të burgosur, që sipas tij kishin shqetësime shëndetësore me qëllim për të kryer ekzaminime të specializuara në Spitalin Rajonal Durrës. Kjo shtetase nuk e ka vizituar shtetasin Altin Ndoci, po në lidhje me shqetësimet e tij shëndetësore është vënë në dijeni nga infermjeri Aulon Çuku, i cili i ka bërë me dije se i burgosuri Altin Ndoci kishte shqetësime shëndetësore, që sipas tij kishte dhimbje veshkash dhe ishte planifikuar per vizitë me kirurgun. I burgosuri Eduart Haxhia që është pjesë e listës për të marrë vizitë mjekësore është i sëmurë kronik dhe e kishte planifikuar për vizitë mjekësore mekardiologun, pasi ai kishte shqetësime të shpeshta, ndërsa i burgosuri Artur Hoxhosmani kishte dhimbje shumë të mëdha të dhëmbit të premten dhe ishte planifikuar dhe ai për mjekim, si dhe I burgosur Gerald Kuqi, per në Spitalin Rajonal Durrës.
Ajo ka plotësuar kërkesën për vizitë mjeksore Nr.Ekstra Prot., datë 13.01.2026 me të dhënat e të burgosurve dhe ia ka dhënë infermierit Aulon Çuku, ku i paraburgosuri Altin Ndoci, është rekomanduar konsultë me mjek kirurg. Urdhëri I është dërguar Shefit të komanduar Policisë Desdemon Pazaj, por para dorëzimit të urdhërit tek shefi i policisë, kryeinfermjeri Aulon Çuku ia ka dërguar drejtorit të IEVP Durrës e cili e ka miratuar me Urdhër nr. 142, dt. 13.01.2026, ku janë ngarkuar si grup shoqërimi punonjesit e policisë Dezdemon Pazaj, Dorian Saraci, Sali Ferrollari, Preg Marvataj dhe Fation Baçi, me shoqer Idajet Calama.
Me pas nga Policia e Burgut është hartuar Plani i Masave nr. 142/1, dt. 13.01.2026, duke caktuar si grup shoqërimi prej katër personash, të bëhet instruktazhi evidentimi në libër, kontrolli automjetit, rruga e lëvizjes, automjeti që do lëvizi si dhe duke përcaktuar bashkëveprimin me komisariatin e policisë durrës me telefon dhe radio. Në dosje gjindet dhe Listë kontrolli e treguesve të riskut për arratisje të dënuarve paraburgosurve Nr.Ekstra Prot., 11.12.2025 për të paraburgosurin Alti Ndoci vlersim ky me datë rishikmi me datë 04.12.2025, ku në përfundim është vlerësuar me risk standart nga komisioni i vlerësimit në IEVPDurrës, Shefi i Policisë, Punonjësi Social, Juristi, Mjeku dhe Drejtori i IEVP shtetasi Indrit Cerloj.
Në vijim, nga strukturat përkatëse të IEVP Durrës (shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) është planifikuar shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, sipas itinerarit: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP, brenda së njëjtës ditë.
Më pas kryeinfermieri Aulon Çuku ka komunikuar me Spitalin Rajonal për realizimin e vizitave ose konsultave. Për shoqërimin e të paraburgosurve Altin Ndoci dhe Geral Kuqi sipas urdhrit të shoqërimit kanë qënë të palnizuar për ti shoqëruar për në Spitalin Rajonal Durrës punonjësit e policisë Destemont Pazaj i cili nuk ka qënë prezent gjatë shoqërimit por që është zëvëndësuar nga punonjësi Aranit Çela, Dorian Saraçi, Sali Ferrollari, Preg Marvataj dhe Fation Baçi dhe shofer Idajet Calama, dhe lëvizja është kryer me furgonin Aturoambulance të IEVP Durrës i modelit FIAT me targa AB 141 OU dhe në fillim është transportuar i paraburgosuri Altin Ndoci për në ambientet e pavionit të Infektivit në Spitalin e Durrësit.
Ky i paraburgosur ka shfaqur shqetësime dhe ka ankuar për dhimbje gjatë transportimit dhe në momentin e mbërritjes në Spital pas daljes nga furgoni atij I janë hequr prangat dhe është bërë shoqërimi I tij në këmbë për në dhomën e izolimit në katin e tretë në dhomën nr. 7, të Spitalit Rajonal, e cila është e përshtatur me zgarë hekuri për të burgosurit nga punonjësit e policisë në grupin e sigurisë Dorjan Saraçi, Sali Ferrollari dhe Fation Baçi. Më pas Dorian Saraci është larguar për në drejtim të urgjencës tek grupi tjetër dhe më pas ka vijuar me kthimin ne IEVP, duke e lënë të paraburgosurin Altin Ndoci, me punonjësit e policisë Sali Ferrollari dhe Fation Baçi. Pasi i paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor, ku kryeinfermieri i IEVP-së Aulon Cuku ka komunikuar me doktorin dhe nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke pritur për të marrë trajtim mjekësor, I paraburgosuri Altin Ndoci ka ankuar shpesh herë për dhimbjen e veshkave dhe u ka kërkuar punonjësve të policisë ta shoqëronin në tualet dhe se ata e kën shoqëruar rreth 4 herë për në tualet.
Në një moment sapo i kanë hapur zgarën e hekurt për të tualet, i paraburgosuri Altin Ndoci e ka goditur me grusht në mes të kraharorit punonjësin e policisë Fatjon Baçi dhe ai ka rënë mbi kolegun e tij Sali Ferrollari dhe të dy janë rrëzuar përtokë. Më pas i paraburgosuri Altin Ndoci ka ikur me vrap nëpër korridor dhe dy punonjësit e policisë janë ngritur dhe kanë filluar të vrapojnë pas tij por që në një moment Fatjon Baçi ka rrëshqitur nëpër shkallë dhe pasi është ngritur përsëri dhe kanë vazhduar ndjekjen deri tek dalja. Sapo ka dalë tek dera kryesore Fatjon Baçi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka gjuajtur një herë në tokë për ta trembur të arratisurin dhe për ta bërë të dorëzohet por ai ka vazhduar të largohej me vrap. Punonjësit e policisë kanë dalë deri tek rruga kryesore dhe disa banorë aty përreth u kanë thënë se i arratisuri kishte ikur në drejtim të kodrës, me një makinë të zezë me targë AA 700 RS. Më pas Fatjon Baçi ka tentuar ti telefonojë 129 për nuk i janë përgjigjur ndërsa Sali Ferrollari ka kontaktuar me Sp.Informacionit ne IEVP Durres shtetasen Violeta Uka.
Nga hetimet paraprake rezulton se e gjithë procedura e pregatitjes se materialit nga infermieri Aulon Çuku dhe përgjegjësja e Sektorit Shëndetsor në IEVP Durres, mjekes Ylfete Sema, që të hartonte Rekomandimi për vizitë mjeksore në Spitalin Rajonal Durres për të paraburgosurin Altin Ndoci, ka qënë në kundërshtim me kërkesat ligjore te Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe Trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve, si dhe V.K.M. Nr. 209, datë 06.04.2022 “Për miratimin e Rregullores së Pergjithshem të Burgjeve”, si dhe akteve nënligjore, pasi kjo procedurë është kryer pa bërë më parë vizitën mjeksore të të paraburgosurit. Po kështu punonjësit e Policisë së Burgjeve Komisar Dezdemon Pazaj – Shefi i Grupit te Sigurisë dhe Shoqerimeve si dhe Shef i komanduar i Policisë së Burgjeve, në IEVP Durrës; Komisar Violeta Uka, Specialiste Informacioni në IEVP Durrës; Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Përgjegjës I Grupit të Sigurisë dhe Shoqërimit në Policinë e Burgjeve, IEVP Durrës; Kryeinspektor Aranit Çela – Përgjegjës I Grupit të Sigurisë dhe Shoqërimit në Policinë e Burgjeve, IEVP Durrës; . Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve; Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve; Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve Kanë vepruar ne kundërshtim me Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe Trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve; V.K.M. Nr. 209, datë 06.04.2022 “Për miratimin e Rregullores së Pergjithshem të Burgjeve”; “Ligjin për policinë e burgjeve numër 80/2020, si dhe në udhëzimin Nr.651, datë 21.01.2019 dhe Udhëzimin me Nr.1547 Prot., datë 01.08.2025, për këtë shoqërim, duke e lënë të paraburgosurin që të lëviz pa pranga; duke lënë për shoqërim dhe mbikqyrje më pak se tre punononjës policie, duke lejuar që i paraburgosur të dalë nga kafazi pa pranga, etj. Po kështu janë shkelur procedurat në lidhje me njoftimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatit të Policisë Durrës, për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci në ambjentet e Spitalit Rajonal Durrës. Nga ana tjetër ka dyshime se edhe drejtori i IEVP Durrës shtetasi Indrit Cerloj, ka miratuar në kundërshtim me ligjin Urdhërin nr. 142, dt. 13.01.2026, për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci në Spitalin Rajonal Durrës, në një kohë që nuk kishte verifikuar vizitën e mëparshme mjeksore të tij nga mjekja Ylfete Sema, si dhe më tej nuk ka kontrolluar dhe mbikqyryr zbatimin e rregullave të shoqërimit nga Policia e Burgjeve per shoqërimin e të paraburgosurit në Spitalin Rajonal Durrës.


