Një i burgosur shqiptar 28 vjeç është arratisur sot nga spitali i Kosturit në Greqi, ku ishte shtruar në repartin kirurgjikal të Spitalit të Përgjithshëm të këtij qyteti.
Pavarësisht se mbahej nën mbikëqyrjen e gardianëve, i riu ka arritur të largohet në rrethana ende të paqarta. Sipas burimeve nga policia greke, bëhet fjalë për një të dënuar për vepra të rënda penale.
Autoritetet dyshojnë se 28-vjeçari mund të ketë pasur ndihmë nga jashtë për të realizuar arratisjen. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore të Kosturit, duke pasur parasysh se zona ndodhet pranë kufirit me Shqipërinë.