Gjashtë tenderë për dezinsektimin e zonave bregdetare janë shpallur me një vlerë totale rreth 1.9 milionë euro, me fonde limit dukshëm më të larta se në vitin 2025.
Përveç pesë loteve të ndara sipas qarqeve, është shpallur edhe një procedurë tjetër me objekt të njëjtë dhe vlerë 870 milionë lekë, duke krijuar dyshime për mbivendosje dhe fryrje artificiale fondesh.
Rreth 80% e tenderëve të këtij institucioni rezultojnë me “Flamur të Kuq”, por drejtuesja e tij vijon aktivitetin pa asnjë hetim penal. Çështja kërkon verifikim financiar dhe penal mbi përllogaritjen e kostove dhe përfituesit realë.
Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, e cila shpall dhe zhvillon shumicën e tenderëve me vlera të mëdha monetare, nuk po hetohet, megjithëse ekzistojnë indicie serioze për shkelje procedurale dhe favorizim kompanish.
Ajo nuk po preket, edhe pse rreth 80% e tenderëve të zhvilluar nga institucioni që drejton kanë rezultuar me “Flamur të Kuq”, për shkak të specifikimeve teknike në favor të kompanive të paracaktuara fituese, fondeve limit më të larta se kostot reale dhe pranimit të ofertave shumë pranë fondit limit.
Me fonde limit më të larta se kostot reale dhe me specifikime që favorizojnë kompani të caktuara, drejtoresha Arlinda Pogaj ka shpallur edhe 6 tenderë të ndarë në 6 lote, me objekt dezinsektimin e zonave bregdetare.
– Tenderi i parë: dezinsektim në zonat bregdetare të Qarkut Vlorë, fond limit 200 milionë lekë me TVSH.
– Tenderi i dytë: dezinsektim në zonat bregdetare të Qarkut Fier, fond limit 180 milionë lekë me TVSH.
– Tenderi i tretë: dezinsektim në zonat bregdetare të Qarkut Durrës, fond limit 135 milionë lekë me TVSH.
– Tenderi i katërt: dezinsektim në zonat bregdetare të Qarkut Tiranë, fond limit 283 milionë lekë me TVSH.
– Tenderi i pestë: dezinsektim në zonat bregdetare dhe urbane të Qarkut Shkodër, fond limit 72 milionë lekë me TVSH.
– Tenderi i gjashtë: dezinsektim në të gjitha zonat bregdetare, me fond limit edhe 870 milionë lekë të tjera me TVSH.
Të gjashtë tenderët kapin një vlerë totale rreth 1.9 milionë euro. Ato janë shpallur më 13 shkurt 2026 dhe do të zhvillohen më 17 mars.
Dy fakte përbëjnë indicie të forta për hetim nga SPAK:
Vlerat e fondeve limit për këto 6 procedura janë përllogaritur rreth 30% më të larta se të njëjtët tenderë të shpallur për të njëjtin shërbim në vitin 2025.
Përveç tenderëve për dezinsektimin në 5 zona bregdetare me fond total 870 milionë lekë, është shpallur edhe një tender i gjashtë, me objekt të njëjtë shërbimi dhe me vlerë tjetër 870 milionë lekë me TVSH.
Tenderi i gjashtë krijon dyshime të forta për mbivendosje procedurash dhe për një skemë të mundshme përvetësimi fondesh, nën maskën e të njëjtit shërbim: dezinsektim i zonave bregdetare./Pamfleti


