Herri Kejn po ndjek rekordin e Robert Levandovskit prej 41 golash dhe kjo pavarësisht faktit se ai jo vetëm shënon, por bën edhe punë mbrojtëse dhe drejton lojën në mesfushë.
Një ikonë e Bajernit e vlerëson Kejnin me superlativa për kontributin e tij. Lotar Mateus entuziazmohet për shumëanshmërinë e britanikut.
“Herri Kejn funksionon jo vetëm si golashënues, por edhe si organizator loje,” thotë Mateus. “Ai është arkitekti i kësaj skuadre.”
Pas 18 ndeshjesh kampionati, 32 vjeçari ka tashmë 21 gola në llogarinë e tij. Mateus vlerësoi edhe trajnerin Kompani. Belgu, sipas tij, e ka “anijen e madhe Bajern” nën kontroll të plotë.
“Skuadra po funksionon shumë mirë dhe të gjithë përfitojnë nga kjo. Askush nuk po pushon mbi arritjet, të gjithë janë të uritur dhe kjo uri i bën kaq të rrezikshëm.”
PANORAMASPORT.AL


