Ronald Araujo ka folur për kartonin e kuq që morri në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe PSG-së.
Mbrojtësi uruguaian ishte fytyra tragjike e skuadrës katalanase, duke lënë një zbrazti të madhe te Barcelona, e cila u eliminua nga ky kompeticion, pasi u mposht me rezultat 4-1.
Araujo tha se është i mërzitur me këtë humbje, duke falenderuar të gjithë ata që e mbështeten.
“Futbolli që më dha kaq shumë gëzim më ka goditur fort. Falënderoj ata që janë pa kushte në krahun tim, bashkëlojtarët që lanë gjithçka në fushë, dhe tifozët që besuan tek ne deri në fund. Më vjen shumë keq që nuk ta dhuroj këtë gëzim. Do ta provojmë përsëri. Força Barça, përgjithmonë! ”. deklaroi Araujo.